Prokuror i Përgjithshëm

Biografi

prokurori-img-small

Olsian Çela

Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë

Z. Olsian Çela u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në dhjetor 2019.

Z. Çela ka kontribuar në sistemin e drejtësisë shqiptare si prokuror që prej vitit 2001. Ai e ka nisur karrierën si prokuror në vitin 2001 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në periudhën 2004-2019 ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë për Krime të Rënda, ku ka qenë edhe drejtues i kësaj prokurorie mes viteve 2008-2012. Po gjatë së njëjtës periudhë z.Çela ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjatë karrierës së tij ai ka përfaqësuar për disa vite prokurorinë shqiptare në Këshillin Konsultativ të Prokurorëve Europianë.

Z. Çela është diplomuar si jurist në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1999 dhe gëzon statusin e prokurorit magjistrat pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, prej vitit 2002. Në vitin 2008 ai ka përfunduar programin “Chevening Fellowship” në Akademinë Ndërkombëtare në Bramshill, Britani e Madhe.

Ai mban nga viti 2019 edhe pozicionin e zëvendëskryetarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, ndërkohë që ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës (Këshilli Drejtues i sotëm) në vitet 2010-2014.

Z.Çela ka përvojë akademike disavjeçare në disa fakultete të drejtësisë në vend si dhe një eksperiencë të gjatë bashkëpunimi me Shkollën e Magjistraturës në programet trajnuese të saj që nga viti 2008.