Kabineti
Idlir Xhoxhi
Këshilltar Ligjor
Kabineti i Prokurorit të Përgjithshëm
Z. Idlir Xhoxhi mban postin e Këshilltarit Ligjor pranë Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm që prej datës 01.02.2023.
Ai është diplomuar si Ekonomist në vitin 1999 dhe ka kryer masterin e nivelit të dytë në degën Menaxhim, profili lidership dhe menaxhim i karierës (2009-2010), si dhe është diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës, në Fakultetin Juridik në programin Juridik i Përgjithshëm në vitin 2015.
Z. Xhoxhi është diplomuar gjithashtu në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Drejtësisë në ciklin e dytë të studimeve Master në të Drejtën Civile në sistemin me kohë të plotë. (2015-2017) dhe ka pëfunduar programin e trajnimit fillestar pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë (2017 – 2018).
Z. Xhoxhi e ka nisur karrierën si nëpunës civil në Ministrinë e Financave në 2001, në pozicionin Specialist i sektorit të Mbështetjes Organizative dhe Legjislative në Drejtorinë e Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave, më pas duke mbajtur pozicionin e përgjegjësit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronës Publike.
Z. Xhoxhi ka kryer një sërë kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit nga institucione prestigjoze. Ai ka zhvillua trajnime “Për tatim taksat dhe pastrimin e parave” zhvilluar nga Instituti rajonal IT në Kajro te Egjyptit; “Shkëmbimi i Informacioneve midis Njësive të Inteligjencës Financiare” organizuar në Zagrep nga Insituti Kroat për Bankat dhe Sigurimet; “Hetimi i Krimeve Financiare, Financimit të Terrorizmit dhe Pastrimit të Parave” organizuar nga Insituti i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara; si dhe ka marrë pjesë në Grupin e punës për draftimin e masave kundër pastrimit të parave, organzuar në Vienë të Austrisë nga Fondi Monetar Ndërkombetar.
Ai zotëron shumë mire gjuhën angleze dhe atë italiane.