Kabineti
Rozeta Tase
Këshilltare për median
Kabineti i Prokurorit të Përgjithshëm
Rozeta Tase është Këshilltare për Median e Prokurorit të Përgjithshëm që prej vitit 2022.
Ajo ka punuar në media dhe fushën e komunikimit që prej vitit 2002, si gazetare dhe redaktore për çështjet politike dhe aktivitetin e institucioneve kryesore shtetërore, si dhe në zhvillimin e fushatave promovuese dhe marrëdhënieve publike në sektorin publik dhe privat.
Eksperienca e gjatë në median e shkruar dhe atë online është zhvilluar pranë gazetës ‘Dita’, ‘Gazeta Shqiptare’, Balkanweb, ‘Koha Jone’ dhe së fundmi në ‘Albanian Daily News’.
Znj. Tase është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Dega “Gazetari” (2002-2006) dhe ka kryer një sërë kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit për zhvillimin e mëtejshëm të njohurive në fushën e udhëheqësisë personale dhe në organizatë, integrimit evropian, administrimit publik, të drejtave të njeriut etj.
Znj. Tase është iniciuese dhe e angazhuar si aktiviste e grupimeve dhe organizatave që synojnë të nxisin median e lirë dhe profesioniste si dhe promovojnë shanse të barabarta për gratë gazetare.