Struktura
Z. Kostaq Beluri
Prokuror, Drejtor, Drejtoria e Koordinimit Institucional
Z. Kostaq Beluri është drejtor i Drejtorisë së Koordinimit Institucional në Prokurorinë e Përgjithshme që prej vitit 2021.
Z. Beluri e ka nisur karrierën në vitin 1987, si hetues në Hetuesinë e Rrethit Korçë, për të vijuar në Hetuesinë e Rrethit Tiranë e më pas si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Tiranë. Është emëruar në vitin 1999 si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë me Vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ka ushtruar funksionet e Zv/Prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Tiranë (1999–2004), Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Ministrinë e Brendëshme (2002-2007), Zv/Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë (2007-2013) dhe Drejtues i komanduar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë (2013 -2014). Ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme që prej vitit 2014 deri në vitin 2018. Ka ushtruar funksionin e anëtarit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (2018-2021).
Z. Kostaq Beluri është diplomuar për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1998 dhe ka përfunduar studimet edhe në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë në vitin 1987.
Z. Beluri ka një kontribut të spikatur përgjatë karrierës së tij të gjatë mbi 30-vjeçare në sistemin e prokurorisë shqiptare. Është vlerësuar maksimalisht nga agjencitë ligjzbatuese vendase dhe ato ndërkombëtare. Ai ka ndjekur një sërë kualifikimesh pasuniversitare përgjatë karrierës së tij në fushën e drejtësisë.