Struktura

Z. Luan Abazi ushtron detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe është Nëpunës Autorizues i komanduar që prej vitit 2019. Ai mban pozicionin e Drejtorit Ekonomik dhe Financës pranë Prokurorisë së Përgjithshme. 

Z. Abazi e ka nisur karrierën në Prokurorinë e Përgjithshme që në vitin 2002 si Drejtor i Kontrollit Financiar dhe më pas si Drejtor i Drejtorisë Ekonomike, pozicion që e mban aktualisht. Ka ushtruar disa funksione dhe ka drejtuar zyrën e financës në disa institucione që prej vitit 1984 si Drejtoria e Shëndetit Publik, dega e Tatimeve apo Dega e Punëve të Brendshme në Sarandë si dhe ka drejtuar sektorin e Sekuestrimit pranë Grupit Mbikëqyrës pranë Këshillit të Ministrave përgjatë periudhës 2001-2002. 

I diplomuar për Financë, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, Z. Abazi ka kryer trajnime të shumta në fushën e planifikimit financiar, menaxhimit në administratën publike, zbatimit të ligjit të nëpunësit civil në institucionet e pavarura, etj. Zotëron shumë mirë programet financiare dhe është Auditues Ligjor, Ekspert i Pasurive te Paluajtshme, Kontabilist i Miratuar.