Struktura

Z. Sokol Stojani është drejtor i Drejtorisë së Koordinimit Institucional që prej vitit 2020. Ai është emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme si prokuror në vitin 2008 ku më pas ka drejtuar drejtoritë kryesore të institucionit. Ka nisur karrierën në sistemin e Prokurorisë Shqiptare që në vitin 1993 si prokuror në prokurorinë e rrethit Bulqizë dhe nga viti 1995 deri në 2008 në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranës.

Z. Stojani ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës përgjatë periudhës 1989 – 1993 ku është diplomuar si jurist.

Ai ka një kontribut të spikatur përgjatë karrierës së tij të gjatë mbi 28-vjeçare në sistemin e prokurorisë shqiptare. Është vlerësuar maksimalisht nga agjencitë ligjzbatuese vendase dhe ato ndërkombëtare. Z. Stojani ka ndjekur një sërë kualifikimesh pasuniversitare përgjatë karrierës së tij në fushën e drejtësisë.