Struktura

Z. Thoma Jano u zgjodh Zv/Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në dhjetor 2019. Ai mban postin e shefit të sektorit të përgjimit të komunikimeve elektronike që prej vitit 2006.

Z. Jano ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë shqiptare që prej vitit 1976.  Ai ka mbajtur poste drejtuese në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm me një kontribut të spikatur në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Përgjatë periudhës 2002-2004  Z. Jano ka ushtruar detyrën e Zv.Ministrit të Rendit Publik. 

Z. Jano është diplomuar si jurist në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Dega Drejtësi,   Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar Shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme. Përgjatë karrierës së tij ka kryer programe trajnimi dhe kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit në institucionet partnere më të rëndësishme. 

Z. Jano ka përvojë akademike disavjeçare në Shkollën e Magjistraturës, është autor i disa programeve trajnuese dhe manualeve për oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurorët për metodikën e aplikimit të mjeteve të posacme të hetimit kundër krimit të organizuar dhe marrëdhëniet e policisë gjyqësore me prokurorinë.