Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2017

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon heqjen e imunitetit për deputetin Saimir Tahiri
19.10.2017
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.

Vrau taksistin në Kavajë për 1.900 lekë, burgim të përjetshëm autorit
17.10.2017
Gjykata e Kavajës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe dënon me burgim të përjetshëm të pandehurin Musa Saraçi, i akuzuar për “Vjedhje me pasojë vdekjen” në dëm të viktimës Idriz Kariqi, ngjarje e ndodhur në dt. 14.12.2016.

Prokuroria e Sarandës sekuestron 145 mijë euro në llogari bankare
11.10.2017
Prokuroria e Sarandës ka vendosur sekuestron e rreth 145 mijë eurove, të depozituara në një Fond Investimesh privat, në emër të shtetasve J.G dhe V.G (vëlla e motër), në vijim të një hetimi të nisur për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale.

Prokuroria për Krime të Rënda: Burg përjetë për David Qosaj, vrau punonjësin e policisë
11.10.2017
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për të pandehurin David Qosaj, i akuzuar për veprat penale të “Vrasja e punonjësve të policisë”, me viktime shtetasin Ardian Kodra; për “Vrasja e punonjësve të policisë”, mbetur në tentativë, ndaj të dëmtuarve V.T. e E.B, si edhe për “armëmbajtje pa leje…”.

Prokuroria për Krime të Rënda: Në gjyq grupi i strukturuar kriminal që kultivonte kanabis në Vlorë
09.10.2017
Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe kërkon nisjen e gjykimit për 8 shtetas, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.

Prokuroria e Vlorës sekuestron 3 apartamente me vlerë 200 mijë euro
06.10.2017
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar tre apartamente, vlera e të cilave është rreth 200 mijë euro, të regjistruara në emër të shtetases E.R. Në bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se kjo shtetase ka ushtruar aktivitetin kriminal në fushën e prostitucionit në Mbretërië e Belgjikës.

Prokurori i Përgjithshëm, takim me Kryeministrin për ligjin “Për Dekriminalizimin”
04.10.2017
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, me kërkesë të kreut të Qeverisë.

Çështja “CEZ-DIA”, Prokuroria e Tiranës kërkon 15 vjet burgim për Kastriot Ismailaj dhe konfiskimin e rreth 4 mln eurove
27.09.2017
Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 15 vite burgim për të pandehurin Kastriot Ismailaj, i akuzuar për “mashtrime me pasoja të rënda” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës kërkon edhe konfiskimin dhe kalim në favor të shtetit të shumave të parave të gjendura në llogaritë e tij bankare, të cilat arrijnë në një vlerë rreth 4 milion euro.

Prokuroria e Lezhës sekuestron 285 mijë metra katrorë tokë në bregdetin Rana e Hedhun
26.09.2017
Prokuroria e Lezhës ka sekuestruar një sipërfaqe totale prej 285 mijë metra katrorë tokë në zonën bregdetare Rana e Hedhun, në Shëngjin, e dyshuar se është përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar.

Prokuroria e Përgjithshme: Në fundjavë përfundon rivlerësimi profesional për prokurorët kandidatë për KLP dhe anëtarë të KED
25.09.2017
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, zhvilloi një takim me drejtuesit e prokurorive të të gjithë niveleve për të diskutuar mbi ecurinë e procesit të vlerësimit profesional të prokurorëve, në kuadër të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Artikuj: 549
Faqe 18 nga 55