Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2016

Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm në analizën vjetore të punës të prokurorive nën juridiksionin e Prokurorisë së Apelit Gjirokastër
20.01.2016
Analiza vjetore e punës së prokurorive nën juridiksionin e Prokurorisë së Apelit Gjirokastër përkon ndër të tjera dhe me përfundimin e shqyrtimit gjyqësor dhe dhënien e vendimit nga Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ndaj një grupi të strukturuar kriminal banor të fshatit Lazarat.....

Prokurori i Përgjithshëm, takim me Kryetarin e Gjykatës së Lartë të San Marinos
18.01.2016
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, priti në një takim Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shtetit të San Marinos, znj. Valeria Pierfelici, e cila ishte e shoqëruar nga Ministri i Brendshëm dhe njëkohësisht i Drejtësisë, z. Giancarlo Venturini.

Prokurori i Përgjithshëm, takim me Grupin e Monitorimit të Komisionit Europian
18.01.2016
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka vendosur theksin te nevoja e asistencës logjistike të projekteve të Bashkimit Europian për të luftuar krimin kibernetik.

Fjala e prokurorit të përgjithshëm në analizën vjetore të prokurorive në nivel apeli në Vlorë
15.01.2016
Prokuroria Shqiptare po nis serinë e analizave vjetore nga Vlora, ku do të diskutohet në nivel Apeli, në të cilin përfshihen Prokuroritë e Vlorës, Fierit, Lushnjes dhe Beratit.

Takim i nivelit të lartë për forcimin e rolit të Policisë Gjyqësore
11.01.2016
Prokuroria e Përgjithshme dhe 4 ministri që kanë në organikë të tyre oficerë të Policisë Gjyqësore shprehën në parim dakordësinë e plotë për të gjetur mundësitë për shtimin e numrit dhe rritjen e cilësisë nëpërmjet trajnimeve të posaçme të zyrtarëve që merren drejtëpërdrejtë me hetimin penal në Shqipëri.

Prokuroria e Tiranës akuzon biznesmenin Rezart Taçi për “mospagim të detyrimeve tatimore”
06.01.2016
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe akuzon shtetasin Rezart Taçi, ish-administrator i kompanisë së naftës “Armo” për veprën penale të “Mospagimit të detyrimeve tatimore” në vlerën 1 miliard lekë të reja, detyrime të shtrira në harkun kohor 2009-2013.

Ristrukturohet organika e Prokurorisë për Krime të Rënda
05.01.2016
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka vendosur ristrukturimin e Njësisë Task-Force për Antikorrupsionin në Prokurorinë për Krime të Rënda, për shkak të përfundimit të periudhës së komandimit të katër prokurorëve të atashuar pranë saj në muajin Shtator 2015, si edhe për faktin se ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë gjatë muajve të fundit nga institucionet e ngarkuara me ligj.

Prokuroria, bilanci i 6-mujorit të dytë 2015 për luftën kundër krimit financiar
04.01.2016
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një bilanc mbi aktivitetin e 6-mujorit të dytë të vitit 2015 në luftën kundër krimit financiar, të lidhur kryesisht me krimin e organizuar, por edhe me mashtrime e fallsifikime, nga e cila rezulton se janë përfunduar hetimet për disa skema mashtruese, me vlerë përfitimi të paligjshëm dhe dëm ndaj shtetit rreth 60 milionë euro, si edhe janë vendosur nën sekuestro pasuri të paluajtshme e të luajtshme që arrijnë në një vlerë të përafërt rreth 45 milionë euro.

2015

Prokuroria Tiranë dhe Hetimi Doganor zbulojnë kontrabandën 1 milion euro
22.12.2015
Prokuroria e Tiranës dhe sektori i Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë zbuluar një rast kontrabande, me dëm ndaj shtetit në vlerë mbi 1 milion euro, për të cilën janë marrë të pandehur shtetasit Gjovalin Ndoj dhe Paulin Preçi, administratorë të kompanisë së lojërave të fatit “Saturn Games”, të hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” në mungesë.

Prokurori i Përgjithshëm: Mbështesin Reformën në Drejtësi që forcon rolin e prokurorit
21.12.2015
Reforma në Drejtësinë Penale, në vlerësimin e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, mund të realizohet më thjeshtë dhe me efikasitet, bazuar në ndryshimin e funksionimit të Policisë Gjyqësore dhe forcimit të kontrollit të prokurorëve.
Artikuj: 549
Faqe 33 nga 55