Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2015

Prokuroria e Përgjithshme dërgon për gjykim kërkesën ndaj ish-ministrit të Arsimit dhe deputetit, Myqerem Tafaj
01.10.2015
Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim në Gjykatën e Lartë kërkesën ndaj ish-ministrit të Arsimit dhe Shkencës, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Prokuroria, pjesë e Marrëveshjes ndërinstitucionale kundër informalitetit
17.09.2015
Prokuroria e Përgjithshme, së bashku me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Financave, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi për luftën e përbashkët kundër informalitetit në ekonomi.

Forcohen kapacitetet e Njësisë Antikorrupsion në Prokurorinë për Krime të Rënda
11.09.2015
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka vendosur fuqizimin me kapacitete njerëzore të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, si një mënyrë për të përballuar fluksin e madh të procedimeve penale në këtë strukturë.

Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetit Armando Prenga
06.09.2015
Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për arrestimin e shtetasit Armando Prenga, me funksionin “Deputet”, i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kanosje”, të parashikuara nga nenet 278/4, 88, 84 e 25 të Kodit Penal.

Prokuroria, sekuestro për 11.000 m2 truall, ndërtime e biznese, si edhe 15.300 m2 tokë arë
02.09.2015
Prokuroria për Krime të Rënda, në zbatim të ligjit “Antimafia”, ka vendosur sekuestro për mbi 11 mijë metra katrorë truall dhe ndërtime, përfshirë biznese, si edhe për rreth 15.300 metra katrorë tokë bujqësore, të regjistruara në emër të shtetasit Dashamir Gjoka, nga Shijaku, Durrës, i hetuar për “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Fillimisht, Prokuroria ka marrë miratimin e Gjykatës për Krime të Rënda për vendosjen e sekuestros preventive ndaj këtyre pasurive

Statistikat 6-mujore, Prokuroria Shqiptare, forcim luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
01.09.2015
Prokuroria Shqiptare, në përmbushje të prioriteteve institucionale, në 6-mujorin e parë të vitit 2015 ka shtuar dukshëm aktivitetin e saj hetimor në luftën kundër korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe trafiqeve të paligjshme, përfshirë edhe goditjen e strukturave kriminale.

Prokuroria Shqiptare, pjesë e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për hetimin e pronave të fallsifikuara
29.08.2015
Prokuroria Shqiptare është pjesë e një Marrëveshje Bashkëpunimi për hetimin e plotë të fallsifikimit të dokumentave të pronave, së bashku me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Policinë e Shtetit dhe Avokaturën e Shtetit.

Prokuroria e Tiranës sekuestron disa kompani të dyshuara për pastrim parash
08.06.2015
Prokuroria e Tiranës sekuestron, pas lejes së dhënë nga gjykata, 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, shoqërië “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, si edhe bllokon llogaritë bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga shtetasit Francesco Beccheti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigande pastrimi parash që arrin në miliona euro.

Skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve
07.06.2015
Të paktën 9 persona, 4 prej të cilëve zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe 5 drejtues farmacie në kryeqytet, janë evidentuar deri në këtë fazë të hetimit si të dyshuar për krijimin e një skeme të madhe mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve, e cila, në bazë të një vlerësimi paraprak, i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 56 milionë lekë të reja.

Prokurori i Përgjithshëm, takim me Ambasadoren e ODIHR-it: “Jemi të angazhuar për hetimin e krimeve elektorale”
23.05.2015
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, garanton se institucioni që drejton ka marrë masat për monitorimin e fushatës elektorale për pushtetin lokal dhe sidomos ditës së zgjedhjeve, me qëllim për evidentuar dhe ndjekur penalisht rastet e mundshme të krimeve elektorale.
Artikuj: 549
Faqe 36 nga 55