Njoftime për Shtyp

EU4FOCAL organizon tryezën e rrumbullakët të nivelit të lartë ndërmjet prokurorëve publikë shqiptarë dhe evropianë

Një tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme Shqiptare, Prokurorive të Rretheve, Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë Publike Evropiane u zhvillua më 19 prill në hotel Rogner në orën 09:00. 

Qëllimi i aktivitetit ishte të rrisë ndërgjegjësimin e prokurorëve shqiptarë për mandatin, punën e Prokurorisë Publike Evropiane, si dhe të nxisë një koordinim më të fortë bashkëpunues dhe bashkëoperues ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë Publike Evropiane. 

Kjo tryezë kishte për qëllim promovimin e zbatimit efektiv të marrëveshjes së punës të nënshkruar tashmë ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Zyrës së Prokurorit Publik Evropian.

Në të morën pjesë dy prokurorë evropianë, Tamara Laptos dhe Concepción Sabadell, si dhe 20 prokurorë nga Prokuria e Përgjithshme, prokuroritë e rretheve dhe SPAK.

Tryeza u organizua në kuadrin e projektit EU4FOCAL, “Lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri përmes hetimeve kriminale dhe financiare”, një projekt i financuar nga BE i zbatuar nga fondacioni FIIAPP në varësi të Ministrisë së Jashtme të Spanjës.

Zyra e Prokurorit Publik Evropian (ZPPE) është përgjegjëse për hetimin, ndjekjen penale dhe sjelljen para gjykimit të krimeve kundër interesave financiare të BE-së. 
Këtu përfshihen disa lloje mashtrimesh: mashtrimi me TVSH-në me dëme mbi 10 milionë euro, pastrim parash, korrupsion etj. 

ZPPE ka krijuar partneritete të privilegjuara me institucione, organe dhe agjenci të tjera të BE-së, si dhe me vende të treta, si Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë.