Njoftime për Shtyp

Favorizoi persona të ndryshëm duke mos i gjobitur apo kontrolluar, Prokuroria e Kukësit kërkon pezullimin e punonjësit të policisë

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, kërkon masën e sigurisë të ‘Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasin K.K., punonjës policie për Veprën Penale ‘Shpërdorim Detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve lidhur me procedimin penal nr.78 të vitit 2024 në bashkëpunim me Agjencinë e Mnikëqyrjes Policore (AMP) nga vëzhgimet ambientale dhe inerceptimet telefonike krijohet dyshimi i arsyseshëm që punonjësi i policisë K. K. duke shfrytëzuar dhe përfituar nga pozicioni i tij me detyrë trup shërbimi trafiku urban dhe Interurban, DVP –Kukës, favorizonte persona që njeh me qëllim që të mos gjobiten apo të kalojnë pa u kontrolluar nga policia. 

Me kërkesën e Prokurorisë, Gjykata vendosi pezullimin nga detyra, ndërsa vijojnë hetimet edhe për punonjës të tjerë të qarkullimit rrugor.