Njoftime për Shtyp

Prokuroria dërgon për gjykim grupin e “rekrutuesve për konfliktet në Lindjen e Mesme”

Prokuroria për Krime të Rënda përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 9 persona, të akuzuar për Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit”; “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”

Prokuroria për Krime të Rënda, Tiranë ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj 9 personave, të akuzuar për veprat penale të “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit”; “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”; dhe ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga nenet 231, 232/a dhe 265 i Kodit Penal.

Këta persona janë arrestuar në muajin Mars 2014, në vijim të një hetimi të drejtuar nga Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese në Shqipëri.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria ka krijuar bindjen e bazuar në prova se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime aktive për dërgimin e një numri të konsiderueshëm shtetasish shqiptarë për t’u përfshirë në konflikte të armatosura në Lindjen e Mesme, në krah të grupeve të përfshirë në listën e organizatave terroriste të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të zbulojë edhe skemën se si funksiononte ky grup dhe rolet e secilit prej tyre, duke nisur nga organizatorët, financuesit dhe bashkëpunëtorët e tjerë.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda ka ngritur akuzë për shtetasit si më poshtë:

1.Genci Balla,
2.Gert Pashja,
3.Bujar Hysa,
4.Orion Reçi,
5.Verdi Morava
6.Zeqir Imeri,
7.Astrit Tola,
8.Edmond Balla,
9. Fadil Muslimani

Për dy prej të pandehurve, më saktësisht për shtetasit Bujar Hysa dhe Zeqir Imeri, Prokuroria ka ngritur edhe akuzat për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.