Njoftime për Shtyp

Prokuroria e Gjirokastrës dërgon për gjykim 30 persona nga Lazarati për lëndë narkotike

Një grup prej 10 prokurorësh nga Prokuroria e Gjirokastrës, nga Fieri, Përmeti dhe Prokuroria e Përgjithshme përfundojnë hetimet dhe dërgojnë për gjykim grupin e tretë të personave nga Lazarati. Numri në total i të pandehurve shkon në 86 shtetas


Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dërgon për gjykim 30 shtetas, të akuzuar si të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në zonën e Lazaratit, të parashikuara nga nenet 283/1/2, 284/1, 278/2/3, 280, 236, 197 e 236 të Kodit Penal. Ky është grupi i tretë i personave, për të cilët Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet dhe në total numri i të pandehurve të dërguar për gjykim ka arritur në 86 shtetas.

Në hetimin e dosjes së Lazaratit janë përfshirë një grup i gjerë prokurorësh, nga të cilët 5 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, dy prokurorë të atashuar pranë saj nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe Fier, si edhe nën koordinimin e 3 prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme. Pra, në total, vetëm për hetimet e Prokurorisë së Gjirokastrës mbi personat e përfshirë në veprat penale që lidhen me narkotikët në zonën e Lazaratit janë angazhuar 10 prokurorë.

Shtetasit, për të cilët ka dërguar për gjykim në fund të kësaj Prokuroria e Gjirokastrës, janë hetuar me masë sigurimi: 13 persona me “arrest në burg”; 7 persona me “arrest në burg”, në mungesë; 8 persona “në gjendje të lirë”; dhe 2 persona me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Ndërkohë, për të gjithë të pandehurit, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër po zhvillohen hetime edhe për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. 
Shtetasit, për të cilët Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi për gjykim këtë fundjavë janë si më poshtë:

1. Krenar Skënduli
2. Habib Tulaj
3. Dhurim Çelo
4. Sili Kasma
5. Edmond Bocia
6. Përparime Buzheri
7. Abas Rabia
8. Alfons Buzheri
9. Inajete Gaba
10. Qerim Rabaj
11. Çelo Buci
12. Violeta Gjolleshi
13. Erion Gjini
14. Fatos Çela
15. Daut Çelo
16. Hasan Gjolleshi
17. Adriatik  Gaba
18. Maliq Bejko
19. Xhezo Mahmutaj
20. Lace Koli
21. Alfred Aliko
22. Merqez Pollo
23. Afrat Mahmutaj
24. Ajet Kasma
25. Arsen Bana
26. Ardian Serezi
27. Syrja Sinani
28. Izmir Hebovija
29. Leonidha Gjini
30. Avdul Bocia

Data 21.02.2015