Struktura

Z. Arqilea Koça
Magjistrat Prokuror, Drejtor, Drejtoria Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme

Z. Arqilea Koça është drejtor i Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai është emëruar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme në vitin 1994, duke kontribuar në të gjitha aspektet e aktivitetit të institucionit si dhe duke drejtuar sektorë e drejtori të ndryshme.

Z. Koça e ka nisur karrierën në sistemin e Prokurorisë Shqiptare në vitin 1989 si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka drejtuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Devoll deri në vitin 1994, kohë kur u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme.

Z. Koça është diplomuar si jurist në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Dega Drejtësi, Universiteti i Tiranës në periudhën 1985-1989. Ka kryer studimet pasuniversitare dhe ka fituar titullin “Master”.
Ka qenë pedagog i jashtem në Fakultetin e Drejtesisë (Universiteti I Tiranës), në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti “Luarasi”, Shkollën e MagjIstraturës si dhe ekspert i trajnimit vazhdues në këtë të fundit.

Është autor i disa monografive dhe manualeve kryesisht në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit kibernetik.

Përgjatë karrierës së tij ka kryer programe trajnimi dhe kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit, në institucione partnere të rëndësishme.