Njoftime për Shtyp
Arkivë e njoftimeve për shtyp
2017
Trafik në tentativë të 1.3 ton kanabis nga Kavaja në Itali, Krimet e Rënda, “arrest me burg për 5 të dyshuar
16.07.2017
Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të hetimeve paraprake, ka siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e 5 personave të ndaluar me urdhër të prokurorit, pas zbulimit nga ana e Policisë së Kavajës të mbi 1.3 ton kanabbis sativa, e zbuluar tre ditë më parë.
Prodhonin kanabis në një vilë 3-katëshe, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim 9 persona
13.07.2017
Prokuroria e Fierit përfundon hetimin dhe dërgon për gjykim 9 persona, të cilët u arrestuan në flagrancë, duke kultivuar e përpunuar rreth 3 mijë rrënjë kanabis sattiva në ambjentet e një ndërtese tre-katëshe.
Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim shtetasin D. Konjari, akuzuar për krijim organizate kriminale në Marsejë
13.07.2017
Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim shtetasin Domart Konjari, i akuzuar për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarise kriminale”, “Organizata Kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, Fallsifikimit të letërnjoftimeve, psaportave ose vizave” dhe “Korruspioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Prokuroria e Kavajës, sekuestron 36 hektarë tokë në bregdetin e Spillesë
04.07.2017
Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar sekuestrimin e mbi 360 mijë metra katrorë truall në zonën bregdetare të Spillesë, e dyshuar si e përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme të Prokurorisë së Kavajës, gjykata ka pranuar kërkesën për vendosjen e sekuestros mbi 4 parcela toke, me sipërfaqe secila, si vijon:
“Grupi i vrasjes me pagesë”, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon 131 vite burgim
03.07.2017
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dy burgime të përjetshme dhe 131 vjet burgim të tjera për 10 të pandehur, të akuzuar se kanë pasur role të ndryshme në një grup të strukturuar kriminal, i cili kryente vrasje me pagesë.
Prokuroria e Vlorës: Të dënohet me 9 vjet burgim ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika
29.06.2017
Prokuroria e Vlorës kërkon dënimin me 9 vite burgim për ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, si edhe nga 6 vjet burgim për dy persona të tjerë, të akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndërtimit të paligjshëm”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Prokuroria e Përgjithshme udhëzon Prokuroritë lokale: Angazhim për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
24.06.2017
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka udhëzuar Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore që të hartojnë shërbimet e gatishmërisë për të mbikqyrur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, të cilat zhvillohen të dielën, 25 Qershor 2017.
“Xibraka“, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon 126 vite burgim për organizatën e kokainës
20.06.2017
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 126 vite burgim në total për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike, i njohur si grupi „Xibraka“.
Fallsifikimi i pronave, Prokuroria e Vlorës sekuestron 54 hektarë në bregdetin e Gjipesë
15.06.2017
Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestrimin e një sipërfaqe toke 54 hektarë, ndodhur në zonën bregdetare të gjirit të Gjipesë, në Himarë, e dyshuar se është përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar.
Prokuroria e Vlorës e ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të dorëzuar nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
Në bazë të veprimeve proceduriale të Prokurorisë së Vlorës, deri në këtë fazë të hetimit, ka rezultuar se:
Korrupsion pasiv, Prokuroria e Shkodrës masë arresti për inspektorët e Shëndetësisë
15.06.2017
Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për dy inspektorë të Inspektoratit Shëndetësor, të cilët dyshohet se, në këmbim të parave, pajisnin bizneset e ndryshme me çertifikatën pastërtie të ambjentit.
Artikuj: 549
Faqe 20 nga 55