Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2017

“Gjobvënie” ndaj bizneseve në Shkodër, Prokuroria për Krime të Rënda masa arresti për 8 persona
04.03.2017
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka caktuar masën e sigurimit për disa persona nga Shkodra, të cilët kishin krijuar një strukturë kriminale për të mbledhur me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve shuma parash nga shitësit e Tregut të Zdrales, të Rrugës së Gjerë të Kirasit, etj.

Krimi i organizuar, konfiskohen pronat e shtetasit Dashamir Gjoka
04.03.2017
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda ka vendosur konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të shtetasit Dashamir Gjoka, nga Durrësi.

Dyshohet se bashkëpunoi me kultivues droge, Prokuroria për Krime të Rënda masë arresti për Shefin e Rendit të Policisë Kurbin
01.03.2017
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Ylli Vata, me funksion Shef i Rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin, në kuadër të një hetimi për veprat penale të “Kultivimit të lëndëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Kultivonin lëndë narkotike, Prokuroria e Shkodrës urdhër ndalimi për 18 persona
28.02.2017
Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e 18 personave, të dyshuar si të përfshirë në veprën penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

Prokurori i Përgjithshëm pezullon nga detyra dhe nis hetimin për dy prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme
23.02.2017
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla pezulloi nga detyra Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça dhe prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani, si edhe urdhëroi nisjen e hetimit ndaj tyre, për shkak të qëndrimit të dyshimtë që është mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohet rekursi për një ngjarje të rëndë në Vlorë, ndodhur në vitin 2015, ku kanë mbetur të vdekur 3 persona pas një konflikti të armatosur.

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, takon Drejtorin e Antimafias Italiane, Franko Roberti
23.02.2017
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Adriatik Llalla dhe Drejtori i Antimafias së Italisë, z. Franko Roberti, diskutuan në Tiranë mbi mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe, kryesisht, trafiqeve të paligjshme.

Kultivim narkotikësh, Prokuroria e Korçës kërkon 37 vjet burgim për 5 persona
22.02.2017
Prokuroria e Korçës ka kërkuar dënimin me 37 vjet burg për 5 persona, të akuzuar për organizim dhe bashkëpunim në kultivimin e disa parcelave me lëndë narkotike kanabis sativa në zonën e Ersekës. Në total, numri i bimëve që iu zbuluan këtij grupi në Korrik 2016, arrinte në rreth 11.500 rrënjë.

Informacion mbi procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi
17.02.2017
Me shkresën nr.585 prot., datë 13.02.2017 Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike të Drejtat e Njeriut dhe ish-Kryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, ka përcjellë pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm një Memo, ku prezanton vlërësimet e tij për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Dekriminalizimi”, t’i ndërpritet mandati deputetit Armando Prenga dhe hetim penal për shkeljet ligjore të kryera nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
16.02.2017
Prokuroria e Përgjithshme ka konkluduar, se një deputet i Kuvendit të Shqipërisë është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, në bazë të ligjit per “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ose te njohur ndryshe si Ligji i “Për Dekriminalizimin”.

Prokuroria e Përgjithshme reagon për kërcënimin e prokurorit Bujar Memia
09.02.2017
Prokuroria e Përgjithshme vlerëson reagimin e shpejtë të Policisë së Shtetit për arrestimin e shtetasit N.Ç., i cili ka kërcënuar në sallën e gjyqit, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, prokurorin e Prokurorisë Krujë, Bujar Memia.
Artikuj: 549
Faqe 23 nga 55