Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2015

Arrestohet prokurori i Prokurorisë së Krujës, Haxhi Giu, për “korrupsion pasiv...”
02.12.2015
Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë lejen e gjykatës për të urdhëruar arrestimin e shtetasit Haxhi Giu, me funksion “Prokuror” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Korrupsioni pasiv....i prokurorit...”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Arrestohet prokurori i Prokurorisë së Fierit, Petrit Vukaj, për “korrupsion pasiv...”
27.11.2015
Prokuroria për Krime të Rënda ka marrë lejen e gjykatës për të urdhëruar arrestimin e shtetasit Petrit Vukaj, me funksion “Prokuror” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Korrupsioni pasiv....i prokurorit...”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Prokuroria e Tiranës zbulon skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve
31.10.2015
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e disa shtetasve, përfshirë pronarin e një depoje farmaceutike, drejtues të kësaj depoje, disa farmacistë dhe zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Rajonal, Tiranë, të dyshuar se janë përfshirë në një skemë mashtrimi të madhe me rimbursimin e ilaçeve.

Zbulohet skemë mashtrimi financiar 5 milionë dollarë në një kompani karburantesh
31.10.2015
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës (Njësia Task-Force), pas një hetimi të përbashkët me Sektorin e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, gjykata ka vendosur masën e sigurisë për 5 persona, drejtues dhe përfaqësues të kompanisë së naftës “FULLPET”, të dyshuar si të përfshirë në një skemë mashtrimi financiar, duke iu shmangur pagesës së detyrimeve ndaj shtetit në vlerën e rreth 500 milionë lekëve të reja.

Prokuroria për Krime të Rënda, sekuestro preventive për 2.1 milionë metra katrorë tokë
30.10.2015
Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur masën e sekuestros preventive për 2.1 milionë metra katrorë tokë pyll, tokë arë dhe tokë truall në zonën turistike në Fier, përfshirë edhe 1700 metra katrorë ndërtesë, si edhe për 3 shoqëri private, të gjitha në emër të shtetasit Fatmir Kajolli ose familjarëve të tij, pasi ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë krijuar në bazë të aktivitetit kriminal të tij, për të cilin ai është dënuar në Itali.

Zhvillohet procedura e testimit për 9 prokurorë të rinj
29.10.2015
Të paktën 45 kandidatë, kryesisht oficerë të policisë gjyqësore, u përfshinë të Enjten (dt. 29.10.2015) në testimin për prokurorë të rinj, të cilët do të plotësojnë 9 vende vakante në disa prokurori të nivelit bazë.

Prokurori i Përgjithshëm, takim zyrtar me homologen e Spanjës
27.10.2015
Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, z. Adriatik Llalla, po diskuton me autoritetet e larta hetimore të Spanjës mbi mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit për përballimin e përbashkët të sfidave të kriminalitetit ndërkombëtar.

Nënshkruhet Marrëveshjes Bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë Shqiptare dhe Prokurorisë së Bosnje Hercegovinës
12.10.2015
Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë dhe Prokuroria e Përgjithshme e Bosnje-Hercegovinës shprehin dakordësinë e plotë për të bashkëpunuar së bashku në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar e transnacional, krimit ekonomik dhe korrupsionit,

Prokurori i Përgjithshëm uron Magjistratët e rinj 2015
05.10.2015
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, i konsideron si pjesën më cilësore të sistemit të drejtësisë magjistratët e diplomuar në Shkollën e Magjistraturës.

Prokuroria e Përgjithshme, takim-analizë me drejtuesit lokalë të Prokurorive
02.10.2015
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, deklaron se “ka zhvillime të shumta në aspektin penal, të cilat kërkojnë angazhim maksimal të të gjithë strukturës së Prokurorisë Shqiptare”. Ky konstatim është prezantuar gjatë takimit me drejtuesit lokalë të Prokurorisë Shqiptare, në një mbledhje të zgjeruar, zhvilluar ditën e Premte (dt. 02.10.2015).
Artikuj: 549
Faqe 35 nga 55