Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2015

Prokuroria Shqiptare njihet me Rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2015
22.05.2015
Prokuroria Shqiptare konstaton se prioritetet e saj përputhen me Rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2015.

Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Prokurorisë. Prokurori i Përgjithshëm: Jepni kontribut për antikorrupsionin brenda institucionit
22.05.2015
Pas një garë të fortë kandidatësh, trupa e prokurorëve votoi për të riformatuar Këshillin e Prokurorisë, strukturës kryesore konsultative të Prokurorit të Përgjithshëm për rekrutimin, transferimin dhe procedimin e prokurorëve, si edhe për draftimin e akteve nënligjore, urdhërave e udhëzimeve të institucionit.

Format i ri për përzgjedhjen e prokurorëve të ardhshëm, zhvillohet testimi
20.05.2015
Rreth 30 kandidatë për 4 vende vakante për prokurorë në disa rrethe gjyqësore ishin pjesë e testimit që po zhvillohet sot (e Mërkurë, dt. 20.05.2015) me procedurën e re me dy faza; Faza e parë është testimi teorik para Komisionit përkatës të Testimit, i përbërë nga prokurorë me përvojë dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës

Votimet 2015”, Prokuroria e Përgjithshme nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
18.05.2015
Prokuroria e Përgjithshme garanton se do të monitorojë procesin elektoral për pushtetin vendor, duke hetuar me përparësi çdo vepër të mundshme penale që cënon zgjedhjet e lira, të cilat përbëjnë thelbin e demokracisë.

Llalla: "Të luftojmë rryshfetet e të forcojmë besimin e publikut"
23.04.2015
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, ndodhet për vizitë pune në Gjermani. Për DW ai flet për bashkëpunimin Shqipëri - Gjermani në fushën e drejtësisë dhe sfidat e prokurorisë në Shqipëri.

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, takon Prokurorin Federal të Gjermanisë, z. Harald Range
23.04.2015
Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, z. Adriatik Llalla dhe Prokurori Federal i Gjermanisë, z. Harald Range e konsiderojnë shumë të rëndësishëm bashkëpunimin për evidentimin dhe goditjen e grupeve që merren me rekrutimin e “foreing fighters”, personave që rekrutohen për përfshirje në konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme.

Masë disiplinore “ulje në detyrë” për prokurorin e Prokurorisë Kurbin, Arben Nika
21.04.2015
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka pranuar propozimin e Këshillit të Prokurorisë për uljen në detyrë për Prokurorin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Arben Nika, dhe ka vendosur masën “kalim në detyrën e oficerit të policisë gjyqësore” për një periudhë 1-vjeçare, pasi me mosveprimet e tij ka kryer shkelje disiplinore në formën e zvarritjes sistematike të hetimeve dhe mospërmbushjeve të detyrave

Prokurori i Përgjithshëm, takim me Ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë për forcimin e bashkëpunimit
20.04.2015
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, priti në një takim pune Ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë, z. Adnan Jashari, me të cilin diskutoi mbi nevojën e sistemit të drejtësisë në të dy vendet.

Qeveria franceze, vijim mbështetjes së Prokurorisë Shqiptare për antitrafiqet, korrupsionin dhe pastrimin e parave
20.04.2015
Qeveria franceze shpreh gatishmërinë për të vijuar mbështetjen e Prokurorisë Shqiptare në forcimin e kapaciteteve institucionale për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Ky mesazh iu përcoll Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, nga ana e Ambasadorit të Republikës së Francës në Tiranë, z. Bernard Fitoussi, gjatë një takimi të zhvilluar paraditen e së Hënës (dt. 20.04.2015).

Vendimet unifikuese të trajtojnë problematikën në parim, jo për raste konkrete
16.04.2015
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, e vlerëson se angazhimi i Gjykatës së Lartë për vendime unifikuese për rastet e personave të veçantë mund të jetë objekt i interferimeve të natyrave të ndryshme.
Artikuj: 549
Faqe 37 nga 55