Njoftime për Shtyp
Arkivë e njoftimeve për shtyp
2017
Prokurori i Përgjithshëm cakton drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës
29.12.2017
Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku firmosi vendimin për caktimin e prokurorit Dritan Rreshka në pozicionin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Prokurori i Përgjithshëm emëron Drejtorin e ri të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë
29.12.2017
Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimin e parë në stafin drejtues të institucionit.
Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku, takon Ministrin e Brendshëm, z. Fatmir Xhafaj
29.12.2017
Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku priti në një takim Ministrin e Brendshëm, z. Fatmir Xhafaj, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus të veçantë realizimin e procesit të Vetingut, luftën kundër korrupsionit dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku, takon ambasadoren e Gjermanisë, znj. Susanne Schütz
28.12.2017
Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku priti në një takim Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Susanne Schütz.
Prokuroria për Krime të Rënda urdhëron ndalimin e gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri
25.11.2017
Prokuroria për Krime të Rënda ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Shkëlqim Miri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve….”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal për kontrata lobimi
24.11.2017
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin kryesisht për veprat penale të parashikuara në nenet 190 dhe 257/a të Kodit Penal, në vijim të publikimeve mediatike mbi kontrata lobimi të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë
Prokuroria e Kurbinit, 107 vjet burg për 4 persona për “vrasje në rrethana cilësuese”
16.11.2017
Prokuroria e Kurbinit kërkon 107 vjet burgim në total për 4 persona, të akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Prokuroria e Kavajës, arrestime për zyrtarë e ish-zyrtarë, për fallsifikim dokumentash për tokat në bregdet
14.11.2017
Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lokalë në Kavajës, të dyshuar se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.
“Gjobisnin” tregtarët në Shkodër, Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim 7 persona
13.11.2017
Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar për gjykim 7 persona nga Shkodra, të akuzuar se, nëpërmjet formës së grupit të strukturuar kriminal, u vendosnin gjoba tregtarëve në zonën e Zdrales dhe të Kirasit.
Prokuroria e Tiranës, urdhër arresti për 3 zyrtarë, për korrupsion me regjistrimin e pronës
13.11.2017
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e 4 personave, tre prej të cilëve zyrtarë publikë, të dyshuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv…” dhe “korrupsionit aktiv…”, për procesin e legalizimit të një ndërtimi.
Artikuj: 549
Faqe 17 nga 55