Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2017

Shoqata Ndërkombëtare e Prokurorëve: Konferenca e Tiranës, organizimi i jashtëzakonshëm
09.06.2017
Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve (IAP), z. Gerhard Jarosch shpreh vlerësimin “për organizimin e jashtëzakonshëm dhe shumë profesional të Konferencës së 16-të Rajonale Europiane të mbajtur në Tiranë, Shqipëri dy javë më parë”.

Fallsifikimi i dokumentave, Prokuroria e Vlorës sekuestron 52 hektarë në zonën e Zvërnecit
30.05.2017
Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka vendosur nën sekuestro dy parcela tokë me sipërfaqe totale 52.000 m2 në zonën e Zvërnecit, të dyshuara se janë përfituar në bazë të dokumentacionit të fallsifikuar.

FJALA E PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE “QASJET E REJA HETIMORE NDAJ ORGANIZATAVE KRIMINALE QË PËRDORIN INTERNETIN”
23.05.2017
Jemi të nderuar që jeni të pranishëm në këtë Konferencë ndërkombëtare, të organizuar për herë të parë nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë. Sot këtu me ne janë homologët tanë europianë, si edhe anëtarë të Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve dhe do të diskutojmë së bashku për “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave kriminale që përdorin internetin”.

Prokuroria e Përgjithshme organizon Konferencë Ndërkombëtare në datat 23-24 Maj 2017. Të pranishëm drejtues dhe zyrtarë të lartë të Prokurorive Europiane
22.05.2017
Prokuroria e Përgjithshme organizon, për herë të parë në Shqipëri, një Konferencë Ndërkombëtare, me praninë e Prokurorëve të Përgjithshëm të rajonit e më gjerë, me temë “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave kriminale që përdorin internetin”.

Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Adriatik Llalla, takohet me Prokurorin e Përgjithshëm të Turqisë, z. Mehmet Akarca
21.05.2017
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, priti në një takim Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë, z. Mehmet Akarca, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Shpërdorim detyre, Prokuroria e Shkodrës masë arresti për ish-drejtorin e ALUIZNI-t
19.05.2017
Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtorin e ALUIZNI-t të qytetit, Ardian Dodani, i dyshuar se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në legalizimin e objekteve informale, kryesisht lokale dhe ambjente të tjera tregtare.

Shpërdorim detyre me pronat, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim ish-drejtuesit e Komunës Shalë, Theth
16.05.2017
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim tre ish-zyrtarë të komunës Shalë, të akuzuar për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, pasi kanë shpërndarë rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit në kundërshtim me ligjin.

Shpërdorim detyre, Prokuroria Shkodër dërgon për gjykim ish-drejtuesin e Hipotekës
14.05.2017
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtuesin e Hipotekës së qytetit, Neritan Kalamishi, një ish-jurist në këtë institucion, Marvin Ramovi, të akuzuar për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, si edhe shtetasin Vate Lari, i akuzuar për “Fallsifikim të dokumentave” pronësorë dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Krimi i organizuar, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e 2.1 milion m2 tokë të shtetasit Fatmir Kajolli
02.05.2017
Prokuroria për Krime të Rënda dërgon në gjykatë kërkesën për konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurisë në rreth 2.1 milionë metra katrorë troje, tokë arë, pyje dhe ndërtim, të regjistruara në emër të familjarëve të shtetasit Fatmir Kajolli, në Fier.

Fallsifikim pronash, Prokuroria e Vlorës sekuestron 2 pallate
29.04.2017
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar rreth 6100 m2 truall, 24 apartamente të një pallati dhe 32 përqind të një pallati tjetër në qendër të qytetit, të dyshuar se janë pasuri të krijuara në bazë të dokumentave të fallsifikuar.
Artikuj: 549
Faqe 21 nga 55