Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2017

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, takon Prokurorin Federal të Belgjikës, Frederic Van Leeuw
08.02.2017
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka diskutuar në Bruksel me homologun e tij, Prokurorin Federal të Belgjikës, z. Frederic Van Leeuw, për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në çështjet me rëndësi globale, ku fokusi kryesor ishin masat e përbashkëta për luftën kundër terrorizmit.

Prokurori i Përgjithshëm, takim në Bruksel me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës Anti-Mashtrim të Bashkimit Europian
07.02.2017
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, po zhvillon disa takime zyrtare në Bruksel dhe ditën e Martë ka diskutuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës Europiane e Anti-Mashtrimit (OLAF), z. Giovanni Kessler të Komisionit Europian, lidhur me forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit.

Prokuroria e Përgjithshme reagon ndaj deklaratave të Ambasadorit Amerikan në Tiranë
02.02.2017
Prokuroria e Përgjithshme është gjendur ditën e sotme në një sulm të hapur dhe të paprecedent nga ambasadori aktual në Tiranë, z. Donald Lu, lidhur me qëndrimet e institucionet përsa sa i përket Reformës në Drejtësi dhe kandidaturave për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Prokurori i Përgjithshëm dërgon shkresë Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit: Informacion mbi revokimin e vizave amerikane për disa prokurorë.
02.02.2017
Ju informoj se Prokuroria e Përgjithshme e Republikes gjendet gjatë ditëve të fundit nën një presion të hapur nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Shpallen kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë
24.01.2017
Komisioni administrativ i Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e kritereve për prokurorët që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka vlerësuar se të gjithë aplikantët, në total 19, plotësojnë kushtet formale për të kandiduar për pozicionin e anëtarit në këtë strukture të re.

2016

Ligji “Antimafia”, Prokuroria për Krime të Rënda, sekuestron hotel, apartamente dhe troje
26.12.2016
Prokuroria për Krime të Rënda, në dy hetime pasurore të veçanta, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”, ka vënë nën sekuestro një hotel në Sarandë, si edhe disa pasuri të tjera të paluajtshme në Durrës, Korçë dhe Berat.

Hetimi i Prokurorisë Krujë, zbulohet një grup i gjerë kriminal
24.12.2016
Prokuroria e Krujës kërkon cakimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për disa persona, pjesa më e madhe e të cilëve u ndaluan dy ditë më parë në bazë të Urdhërit të Ndalimit të Prokurorit, pasi dyshohen se janë autorë të disa veprave penale, si “vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, “Shkatërrim prone me eksploziv, “Vjedhje me dhunë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhim e shitje lëndësh narkotike”.

Prokuroria e Durrësit, “arrest me bug” për drejtorin e Burgut
21.12.2016
Prokuroria e Durrësit ka nxjerrë urdhër arresti për drejtorin dhe juristin e burgut të Durrësit, konkretisht Astrit Kotaj dhe Teodor Labi, të dyshuar për veprën penale të “Shpëredorimit të detyrës” dhe “Fallsifikimit të dokumentave”, në vijim të hetimit të nisur kryesisht për lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha.

Ligji “Për Dekriminalizimin”, dy deputetëve dhe një kryebashkiaku u ndalohet vijimi i ushtrimit të detyrës
20.12.2016
Prokuroria e Përgjithshme pas verifikimeve te thelluara, ka konkluduar, se dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe një kryetar Bashkie janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, në bazë të ligjit per “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ose te njohur ndryshe si Ligji I “Për Dekriminalizimin”.

“Fallsifikim dokumentash”, Prokuroria e Vlorës, sekuestro 95 hektarë kullotë në Peshkëpi
19.12.2016
Rreth 950 mijë metra katrorë tokë kullotë dhe pyll janë sekuestruar nga Prokuroria e Vlorës në zonën e fshatit Peshkëpi, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar.
Artikuj: 549
Faqe 24 nga 55