Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2015

Ekspertë francezë trajnojnë prokurorët shqiptarë për hetimin e pastrimit të parave
01.04.2015
Prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore shqiptarë diskutuan mbi teknikat më të fundit për hetimin e rasteve të pastrimit të parave, me ekspertë të TRACFIN, e cila ësht zyra e posaçme për luftën kundër krimit financiar e Republikës së Francës, gjatë një seminari 3-ditor të zhvilluar në ambjentet e Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria e Përgjithshme miraton Strategjinë Afat-mesme 2015-2017
31.03.2015
Prokuroria e Përgjithshme ka miratuar Strategjinë Afat-mesme 2015-2017 dhe Planin e Veprimit në funksion të saj, ku fokusi kryesor vijon të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kërkohet autorizim për arrestimin e deputetit Mark Frroku, i akuzuar nga autoritetet e Belgjikës për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim
28.03.2015
Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për “arrestimin” e shtetasit Mark Frroku, pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore belge kanë nxjerrë urdhërin e arrestit ndërkombëtar, si person i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 66 dhe 394 të Kodit Penal të Belgjikës.

Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, takon homologun kroat, z. Dinko Zvitan
23.03.2015
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Adriatik Llalla, zhvilloi një takim me homologun e tij kroat, z. Dinko Zvitan, ku u diskuan mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku
20.03.2015
Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetevë të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Hetimi për rastin “Doshi”, Prokuroria fton zyrtarisht disa zyrtarë të lartë për të dhënë deklarimet e tyre për rrethanat e hetimit
05.03.2015
Prokuroria për Krime të Rënda, në vijim të hetimeve të nisura kryesisht për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 79/c - 22 i Kodit Penal, të filluar në bazë të deklarimeve publike të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Tom Doshi, ka marrë gjatë ditës së enjte (05.03.2015) deklarimet e tij, si edhe materialet mbi të cilat ka mbështetur qëndrimin e shprehur në media.

Objektivi primar i Prokurorisë për Krime të Rënda: Krimi i organizuar dhe antikorrupsioni në nivele të larta
04.03.2015
Pas disa hetimeve të suksesshme nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda gjatë vitit 2014, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, kërkon nga kjo strukturë fokusimin në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të ndryshme të administratës publike, të cilat ka dyshime se po ndërthuren me njëra-tjetrën.

Prokurori i Përgjithshëm urdhëron nisjen e hetimit kryesisht për deklarimet e deputetit Tom Doshi
03.03.2015
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka urdhëruar Prokurorinë për Krime të Rënda të nisë hetimin kryesisht mbi deklarimet e z. Tom Doshi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili është shprehur publikisht ditën e Hënë (dt. 02.03.2015), se ka pasur një tentativë për vrasje ndaj tij dhe një tjetër deputeti, disa muaj më parë

Masë “arresti në burg” për disa persona të dyshuar për vendosje tritoli në Tiranë
26.02.2015
Prokuroria për Krime të Rënda, në vijim të hetimeve të nisura në bazë të materialit të referuar dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka krijuar dyshime të arsyeshme për përfshirjen e disa personave në aktet e shpërthimit me tritol ose të mbetura në tentativë, ngjarje të ndodhura në datë 10.02.2015 në Tiranë.

Prokuroria dërgon për gjykim grupin e “rekrutuesve për konfliktet në Lindjen e Mesme”
25.02.2015
Prokuroria për Krime të Rënda përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 9 persona, të akuzuar për Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit”; “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”
Artikuj: 549
Faqe 38 nga 55