Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2014

Prokuroria: EURALIUS IV, mundësi për modernizimin e drejtësisë penale
19.11.2014
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, e konsideron të rëndësishëm atashimin pranë institucionit të ekspertëve të projektit të Bashkimit Europjan, EURALIUS IV. Objektivi i projektit është forcimi i pavarësisë së sistemit të drejtësisë në Shqipëri

Prokurori i Përgjithshëm, takim me Ambasadoren e Delegacionit të BE në Shqipëri
18.11.2014
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Adriatik Llalla dhe Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipërisë, znj. Romana Vlahutin, diskutojnë për projektet në drejtim të forcimit të kapaciteteve hetimore dhe pavarësisë së institucionit

Prokurori i Përgjithshëm, takim me gazetarë europianë për ecurinë e projekteve të BE
14.11.2014
Përfaqësues të medias europianë diskutojnë me Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, z. Adriatik Llalla, mbi efektivitetin e programeve të Bashkimit Europian për forcimin e kapaciteteve hetimore dhe teknologjike

Shqipëri-Belgjikë, vlerësohet bashkëpunimi maksimal ndërmjet prokurorive
13.11.2014
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Adriatik Llalla dhe Prokurori Federal i Mbretërisë së Belgjikës, z. Frédéric Van Leeuw, diskutojnë për hetime konkrete dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të produkteve të veprave penale

Prokuroria Shqiptare: Shtimi i numrit të prokurorëve do të rrisë efektivitetin e ndjekjes penale
12.11.2014
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, prezanton angazhimin e institucionit në përmbushjen e rekomandimeve të Progres-Raportit të Komisionit Europian. Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reforma në drejtësi përbëjnë elementët bazë të aktivitetit të prokurorisë

Prokuroria Shqiptare dhe Antimafia Italiane nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi
05.11.2014
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Adriatik Llalla, pret Prokurorin Kombëtar të Antimafias së Italisë, z. Franco Roberti. Në qendër të diskutimeve, forcimi i mëtejshëm i luftës kundër krimit të organizuar, me fokus konfiskimin e aseteve kriminale

Prokuroria Shqiptare, rritje e shpejtësisë së komunikimit me qytetarët
03.11.2014
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, prezanton para stafit rezultatet e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe kërkon rritjen e shpejtësisë së komunikimit të të gjithë strukturës me qytetarët

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim grupin e “vrasjeve me porosi
02.11.2014
Prokuroria për Krime të Rënda përcakton rolin dhe përgjegjësitë e shtatë personave, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët akuzohen se kanë kryer disa vrasje dhe atentate me tritol në disa qytete të Shqipërisë.

Prokuroria Shqiptare: Tre shtyllat e reformës në drejtësi
31.10.2014
Prokuroria e Përgjithshme paraqet opsionet e saj për forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe profesionalizmit në konferencën “Reforma në Sistemin e Drejtësisë”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë

0000

Intervista në Top Story/ Sfidat e Prokurorisë me terrorizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar
06.11.2014
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, prezanton në studion e televizionit Top Channel për aktivitetin e institucionit, si edhe për raportet me strukturat e tjera shtetërore
Artikuj: 549
Faqe 41 nga 55