Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2018

Prokurorit të Përgjithshëm iu përcollën Rekomandimet Prioritare të Këshillit të Ministrave për Luftën Kundër Kriminalitetit për vitin 2018
28.04.2018
Prokurorit të Përgjithshëm znj.Arta Marku, iu përcollën nga ministri i Drejtësisë znj.Etilda Gjonaj, Rekomandimet Prioritare të Këshillit të Ministrave për Prokurorin e Përgjithshëm në Luftën Kundër Kriminalitetit për vitin 2018.

Kryeprokurorja znj.Arta Marku priti përfaqësues të Akademisë së Drejtësisë së Turqisë
27.04.2018
Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku bisedoi me një delegacion me pedagogë të Akademisë së Drejtësisë së Turqisë.


Deklaratë e Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë
05.04.2018
Prokuroria e Përgjithshme po ndjek me vëmendje ngjarjet e zhvilluara në protestën e paradites së 31 marsit në segmentin pranë Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit.

Caktohet drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Elbasanit
05.04.2018
Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku caktoi Drejtues përkohësisht të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, znj.Enkeleda Millonai.

Kryeprokurorja znj.Arta Marku bisedoi me kreun e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Claus Neukirch
21.03.2018
Të mërkurën, sot, Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku priti kreun e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Claus Neukirch

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku priti ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt
20.03.2018
Kryeprokurorja znj.Arta Marku bisedoi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me ambasadorin Bernd Borchardt, kryetar i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri.

Kryeprokurorja Arta Marku: “Kushtetuta dhe ligji, serioziteti dhe integriteti janë busulla ime"
17.03.2018
Intervistë e Prokurorit të Përgjithshëm znj.Arta Marku në televizionin “Vizion Plus”. Intervista për emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla u zhvillua në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm

Prokuroria e Lezhës ngre akuzë ndaj zyrtarëve të lartë vendorë pas hetimit të suksesshëm për tjetërsimin e trojeve në zonën bregdetare të Shëngjinit
16.03.2018
23 persona, përfshi zyrtarë të lartë vendorë, u hetuan dhe u ngarkuan me akuza për shkelje të ligjit si dhe mijëra metra katrorë sipërfaqe toke u vendosën në sekuestro preventive nga Prokuroria e Lezhës në zonën bregdetare të Shëngjinit si rezultat i hetimit për tjetërsim të trojeve.

Prokurori i Përgjithshëm znj.Arta Marku priti në takim kortezie ambasadorin e Turqisë, z.Murat Ahmet Yörük
13.03.2018
Kryeprokurorja znj.Arta Marku garantoi profesionalizëm të trupës së prokurorëve në kuadër të Kushtetutës, ligjit dhe marrëveshjeve dy e shumëpalëshe për forcimin e bashkëpunimit me Turqinë.
Artikuj: 549
Faqe 13 nga 55