Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2015

Prokuroria, ekuilibër ndërmjet hetimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut
25.02.2015
Prokuroria Shqiptare prezanton angazhimin dhe problematikat e hasura gjatë procedimeve penale për respektimin e të drejtave të njeriut në ambjentet e privimit të lirisë, në një aktivitet të zhvilluar nga Avokati i Popullit dhe OSBE

Takim Llalla-Zaganjori për Vendimet Unifikuese të Gjykatës së Lartë
23.02.2015
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori, diskutojnë me prokurorë lidhur me bashkëpunimin në rritje për standartizimin e praktikës gjyqësore dhe hetimore penale.

Prokuroria e Gjirokastrës dërgon për gjykim 30 persona nga Lazarati për lëndë narkotike
21.02.2015
Një grup prej 10 prokurorësh nga Prokuroria e Gjirokastrës, nga Fieri, Përmeti dhe Prokuroria e Përgjithshme përfundojnë hetimet dhe dërgojnë për gjykim grupin e tretë të personave nga Lazarati. Numri në total i të pandehurve shkon në 86 shtetas

Prokuroria e Shkodrës, godinë e re, koncept i ri hetimi
20.02.2015
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, përuron ndërtesën e re të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe përcakton prioritetet e kësaj njësie në hetim: luftë kundër krimit ekonomik që pasohet me krime të rënda dhe fenomenit të gjakmarrjes

Prokuroria për Krime të Rënda po heton shpërthimet me lëndë eksplozive në Tiranë
10.02.2015
Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka nisur hetimet për vepra penale “Vepra me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal, pas dy shpërthimeve dhe një tentative për shpërthim me lëndë eksplozive, të ndodhura mëngjesin e së Martës, dt. 10.02.2015, në disa zona të Tiranës.

Masë “arresti me burg” për Kryetarin e Bashkisë dhe Drejtorin e Planifikimit të Territorit në Bashkinë Vlorë
06.02.2015
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Shpëtim Gjika, me funksion Kryetar i Bashkisë Vlorë dhe shtetasen Doriana Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë të Planifikimit të Territorit në këtë institucion,......

Prokuroria: Policia Shkencore ka nevojë urgjente për forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknologjike për të ndihmuar hetimin
03.02.2015
Prokuroria Shqiptare vlerëson se Policia Shkencore, struktura e specializuar për kryerjen e ekspertizave për hetimet penale, ka nevojë urgjente për forcimin me kapacitete njerëzore dhe teknologjike.

Prokurori i Përgjithshëm, z. Llalla, takim me Ambasadorin e SHBA, z. Lu
02.02.2015
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Adriatik Llalla, pret në një takim prezantimi Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu dhe diskutojnë për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve hetimore dhe pavarësisë institucionale

Prokurori i Përgjithshëm: Të parashikohet në ligj e drejta e prokurorisë për të thirrur Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë
02.02.2015
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, është i mendimit se Gjykata e Lartë duhet të shtojë aktivitetin e saj në nxjerrjen e vendimeve unifikuese, për të standartizuar praktikën e gjykatave më të ulta, “vendimet e të cilave, në shumë raste, karakterizohen nga subjektivizmi dhe pse jo, edhe nga abuzivizmi”.

Prokurori i Përgjithshëm, z. Llalla, takon ministrin e Brendshëm të Kosovës, z. Hyseni
30.01.2015
Lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe ndërkufitar ishte në qendër të bisedimeve gjatë takimit të Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, z. Adriatik Llalla dhe Ministrit të Brendshëm të Kosovës, z. Skënder Hyseni
Artikuj: 549
Faqe 39 nga 55