Njoftime për Shtyp
Arkivë e njoftimeve për shtyp
2014
Prokuroria e Përgjithshme, akuzë zyrtare për 3 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë
23.09.2014
Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur akuzë për 3 zyrtarë, me funksion deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Hetimet dypalëshë, Kryeprokurorët e Shqipërisë dhe Kosovës, takim në Prizren
17.09.2014
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla dhe ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Shtetit të Kosovës, z. Sylë Hoxha, diskutojnë në Prizren lidhur me çështje me interes të përbashkët
Krijohet Njësia antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda
16.09.2014
Seksioni për Hetimin e Korrupsionit dhe Pasurive do të hetojë rastet e korrupsionit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë, përfshirë të të zgjedhurve vendor. Kjo strukturë krijohet pas ndryshimeve ligjore, të cilat morën fuqi ligjore në Shtator 2014.
25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, Shqipëria hapa të mëdhenj në sistemin e drejtësisë
09.09.2014
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, prezanton kontributin e institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në Konferencën “Mbi korrupsionin dhe Shoqërinë”, zhvilluar në Bukuresht të Rumanisë, në kuadër të 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.
"Arrest me burg” për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe Inspektoren e Përgjithshme
05.09.2014
Në vijim të hetimeve për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash në Bankën e Shqipërisë, me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy zyrtarë të lartë të këtij institucioni, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Hetimet mbi vjedhjen në Bankën e Shqipërisë
08.08.2014
Prokuroria paraqet informacione mbi hetimin e deritanishëm për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme parash në Bankën e Shqipërisë. Deri më tani janë arrestuar 10 persona, ndërkohë që po vijojnë hetime të zgjeruara lidhur me mekanizmin e vjedhjes, destinacionin e parave, hetimin pasuror, si edhe verifikimin e përgjegjësive në administrim në këtë institucion
Prokuroria e Përgjithshme kërkon vlerësimin e procedurave të vendimmarrjes për disa gjyqtarë
04.08.2014
Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) dhe Ministria e Drejtësisë të vlerësojnë procedurën që është ndjekur për vendimmarrjen e gjyqtarëve në disa gjykata të ndryshme të Shqipërisë, për të cilat, në vlerësimin e institucionit tonë janë tërësisht të pabazuar në ligj, në prova.
Prokurori i Përgjithshëm, takim me “LEAD-ALBANIA”
18.07.2014
Prokurori i Përgjithshëm pret në takim përfaqësues të “LEAD-ALBANIA”, një grup të rinjsh shqiptarë, të përzgjedhur nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, ku u diskutua mbi rolin e institucionit në proceset integruese të Shqipërisë
Prokuroria nis hartimin e strategjisë afatmesme për antikorrupsionin dhe krimin e organizuar
17.07.2014
Brenda muajit Shtator 2014, Prokuroria Shqiptare do të përgatisë Strategjinë për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për periudhën 2014-2017. Pikat kryesore; forcimi i kapaciteteve, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe respektimi i Kodit të Etikës.
Prokurori i Përgjithshëm, takim me Avokatin e Popullit të Greqisë
15.07.2014
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka kërkuar mirëkuptimin e Avokatit të Popullit të Republikës së Greqisë, znj. Calliope Spanou, për të vijuar me angazhimin maksimal në respektimin e të drejtave të njeriut të shtetasve shqiptarë në vendin e saj, sidomos për ata persona që gjenden në kushtet e paraburgimit dhe burgimit.
Artikuj: 549
Faqe 43 nga 55