Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2017

Prokuroria e Shkodrës, sekuestro për prona dhe automjete
18.09.2017
Prokuroria e Shkodrës, sekuestro për prona dhe automjete Me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur sekuestro për tre pasuri të paluajtshme dhe 4 automjete, të regjistruara në emër të shtetasit Kacjolin Zefi, i cili gjendet i arrestuar për llogari të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, si i dyshuar për “trafik narkotikësh”.

Prokuroria e Kurbinit, sekuestro për 4 apartamente dhe 5 automjete
09.09.2017
Prokuroria e Kurbinit ka vendosur sekuestron për 4 pasuri të paluajtshme dhe 5 automjete, në vijim të hetimit për dy procedime penale të regjistruara për “Pastrim të produkteve të veprës penale:. Këto procedime kanë nisur në bazë të informacionit të përcjellë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë.

Prokuroria e Dibrës dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili, i akuzuar për “fshehje pasurie”
25.07.2017
Prokuroria e Dibrës dërgon për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë, Shukri Xhelili, i akuzuar për veprën penale të “Mosdeklarim dhe deklarim i rremë i interesave private” (pasurisë), në vijim të hetimit të nisur në bazë të kallëzimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI). Për këtë procedim, i pandehuri është hetuar pa masë sigurimi.

Krimi i organizuar, Prokuroria e Elbasanit, sekuestro për 9 dyqane dhe 5 apartamente
24.07.2017
Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka vendosur sekuestrimin e 5 apartamenteve, 9 dyqaneve dhe 2 garazhdeve, të regjistruara në emër të shtetasit I.K., dhe familjarëve të tij, në kuadër të hetimeve të nisura për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale...”.

Tjetërsim i pronave, Prokuroria e Krujës masë arresti për ish-drejtuesin e Hipotekës
24.07.2017
Në bazë të një hetimi të Prokurorisë së Krujës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtuesin e Hipotekës së qytetit, si edhe ish-sekretarin e Komunës Thumanë, të cilët dyshohet se i kanë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme një shtetasi, një tokë me sipërfaqe 13.300 m2.

Vdekja e turistes ruse në Ksamil, Prokuroria e Sarandës “arrest me burg” për autorin e dyshuar të aksidentit ujor
24.07.2017
Prokuroria e Sarandës kërkon caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" me afat 45 ditë, me qëllim pritjen e aktit të ekspertimit, për shtetasin E. F., i dyshuar se mund të jetë ai personi që ka goditur për vdekje me mjet lundrues "skaf" shtetasen ruse, 16 vjeç, ngjarje e ndodhur në dt. 21.07.2017 në Ksamil. Kërkesa e Prokurorisë u mbështet nga ana e Gjykatës së Sarandës.

Prokuroria për Krime të Rënda, sekuestro pasurive të biznesmenit N.J.
22.07.2017
Prokuroria për Krime të Rënda ka urdhëruar sekuestrin e 13 pasurive të paluajtshme, të përbëra nga apartamente, toka dhe troje, të regjistruara në emër të shtetasit N.J., i dyshuar nga autoritetet e Spanjës si person i përfshirë në një rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh.

Skemë mashtruese 1.5 milion dollarë, Prokuroria e Elbasanit masë arresti për dy ish-drejtues të Kurum
19.07.2017
Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy ish-drejtues të lartë të kompanisë “Kurum International”, të dyshuar se kanë krijuar një skemë mashtruese me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me dëm ekonomik ndaj shtetit në vlerën rreth 1.5 milionë dollarë.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Instituti i Sirakuza-s, diskutim për trajnimin e prokurorëve shqiptarë
18.07.2017
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, priti në një takim drejtues të Institutit Ndërkombëtar të Sirakuzës për Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut, në të cilën u diskutua mbi mundësitë për trajnimin e prokurorëve shqiptarë lidhur me hetimet për krimin e organizuar, kriminalitetin ndërkombëtar dhe për marrëdhëniet juridiksionale ndërmjet strukturave të vendeve të ndryshme.

Vjedhja e veprave të artit, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim 4 persona
17.07.2017
Prokuroria e Fierit përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, të akuzuar se kanë vjedhur vepra arti në zonën arkeologjike të Apollonisë.
Artikuj: 549
Faqe 19 nga 55