Njoftime për Shtyp
Arkivë e njoftimeve për shtyp
2014
Prokuroria raporton në Kuvendin e Shqipërisë për Gjendjen e Kriminalitetit 2013
23.04.2014
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, paraqiti aktivitetin vjetor të institucionit në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, si edhe angazhimin në mbrojtje të të drejtave të njeriut, forcimit të kapaciteteve institucionale, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe objektivat për vitin 2014, në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë.
Prokuroria, bashkëpunim të vazhdueshëm me Këshillin e Ministrave për reformat në drejtësi
21.04.2014
Prokurori i Përgjithshëmz. Adriatik Llalla dhe Ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço, prezantojnë para trupës drejtuese të Prokurorisë rekomandimet e Qeverisë Shqiptare për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si edhe për forcimin e shtetit ligjor.
Prokuroria: Vizioni i të rinjve, barometër për antikorrupsionin
17.04.2014
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla dhe Ambasadori i SHBA në Shqipëri, z. Alexander Arvizu, marrin pjesë në ceremoninë e mbylljes së fushatës sensibilizuese “Kundërshto Korrupsionin”, e cila u zhvillua gjatë muajve të fundit në shkollat e mesme të disa qyteteve të Shqipërisë
Prokurori i Përgjithshëm, takim me gjyqtarin amerikan Paul Magnuson
17.04.2014
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, priti në një takim kortezie gjyqtarin amerikanë, Paul Magnuson, gjyqtar në shtetin Minessota, i cili shoqërohej nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, z. Xhezair Zaganjori
FBI dhe Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Çertifikatë Mirënjohje për prokurorinë shqiptare
10.04.2014
Prokurori i Përgjithshëm i shtetit të Teksasit z. John Bales dhe Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit, z. James B. Comey, shprehin vlerësimet për ndihmesën që autoritetet shqiptare u kanë ofruar për dënimin e një shtetasi shqiptaro-amerikan, i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash
Prokuroria, garant i mbrojtjes së të dhënave personale
10.04.2014
Prokuroria Shqiptare dhe Projekti “IPA 2010” i Bashkimit Europian organizojnë konferencën rajonale “Mbi mbrojtjen e të dhënave personale gjatë hetimit penal”. Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla prezanton masat për përmbushjen e detyrimit kushtetues dhe ligjor në sistemin e prokurorisë shqiptare.
Lufta kundër korrupsioni, forcohen Njësitë e Përbashkëta Hetimore
09.04.2014
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka caktuar shtimin e prokurorëve të strukturave kundër korrupsion. Në Njësitë e Përbashkët Hetimore (NJPH) në Prokurorinë e Tiranës dhe të Durrësit shtohen nga 2 prokurorë, në NJPH-në e Vlorës shtohet 1 prokuror, në Prokurorinë e Elbasanit krijohet NJPH me 3 prokurorë
Kodi i Etikës së Prokurorëve, gati drafti me norma detyruese
07.04.2014
Prokuroria Shqiptare dhe Misioni TAIEX i Bashkimit Europian zhvillojnë takim për diskutimin e projektit përfundimtar të Kodit të Ri të Etikës së prokurorëve. Ky draft është hartuar në bashkëpunim me misionin OPDAT të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me asistencën e ekspertëve të Komisionit Europian
Forcimi i kapaciteteve të prokurorëve, domosdoshmëri e vazhdueshme
27.03.2014
Prokuroria e Përgjithshme dhe Shkolla e Magjistraturës zhvillojnë kursin e vazhdueshëm për rritjen profesionale të prokurorëve. Seminari ka në fokus trajtimin e çështjeve që lidhen me menaxhimin e vendit të ngjarjes, përpunimin e informacionit, si edhe për aplikimin e metodave speciale të hetimit.
Artikuj: 549
Faqe 45 nga 55