Njoftime për Shtyp

Arkivë e njoftimeve për shtyp

2015

Prokuroria Shqiptare dhe Antimafia italiane nisin hetimet e përbashkëta
28.01.2015
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, diskuton në Romë me Prokurorin e Antimafias, z. Franco Roberti dhe prokurorë rajonalë italianë lidhur me hetimin e përbashkët të grupeve kriminale ndërkufitare

Prokuroria shqiptare, politikë të qartë transparence
19.01.2015
Prokurori i Përgjithshëm zhvillon takim me përfaqësuesit e Këshillit Konsultativ të Prokurorëve Europianë (CCEJ). Diskutime konkrete mbi përmirësimin e bashkëpunimit prokurori-media

Prokurori i Përgjithshëm, z. Llalla, takim me zv.prokurorin e Barit, z. Cardinali
09.01.2015
Prokuroria e Barit, Itali, i shpreh falenderimet Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë për bashkëpunimin në një kohë shumë të shpejtë lidhur me hetimin për incidentin e tragetit Norman Atlantic, i cili hyri në ujërat territoriale shqiptare pasi pësoi avari të rëndë në dt. 28.12.2014

2014

Mbi ekzekutimin e letër-porosisë së autoriteteve italiane për sekuestrimin e anijes “Norman Atlantic”
30.12.2014
Prokuroria Shqiptare po krijon të gjithë lehtësirat e nevojshme proceduriale për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve gjyqësore italiane që kanë nisur hetimin pas avarisë së rëndë në bordin e anijes “Norman Atlantic”, si pasojë e së cilës është konfirmuar zyrtarisht vdekja e 10 personave, Aktualisht, anija, e cila ka humbur drejtimin teknik, gjendet në ujërat territoriale shqiptare.

Prokuroria e Gjirokastrës dërgon për gjykim 38 shtetas nga Lazarati
21.12.2014
Dërgohen për gjykim pjesa e dytë e shtetasve të akuzuar për kultivim dhe trafikim lëndësh narkotike, si edhe për organizim në tubime të paligjshme dhe kundërshtim të forcave të policisë. Numri i personave të dërguar për gjykim arrin në 56, ndërkohë që vijojnë hetime për shtetas të tjerë

Prokurori i Përgjithshëm, Llalla: Tre shtyllat rajonale për luftën kundër terrorizmit
11.12.2014
Prokuroria Shqiptare paraqet vizionin e saj për sfidën globale kundër terrorizmit në konferencën rajonale “Procesi kriminal dhe roli i Prokurorit Publik”, i zhvilluar në Shkup të Maqedoni, me mbështetjen e instrumentit TAIEX të Bashkimit Europian

Prokuroria Shqiptare nis trajnimet për forcimin e integritetit
09.12.2014
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, prezanton serinë e trajnimeve për Rregullat e Sjelljes dhe Etikës së prokurorëve. Dokumenti është hartuar me asistencën e misionit OPDAT dhe përmbledh normat e Bashkimit Europian

Prokurori i Përgjithshëm, Llalla: Ballkani është qartësisht kundër terrorizmit
05.12.2014
Në takimin “Sfida e luftës kundër krimit të organizuar e terrorizmit dhe bashkëpunimi në Europën Juglindore”, kreu i Prokurorisë Shqiptare u shpreh se “Ajo që shtetet e rajonit nuk kanë arritur ta bëjmë secili më vete, tashmë është momenti që të bashkuar të përballojmë sfidat e përbashkëta”.

Prokurori-Polici, analizë e zgjeruar për forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit
21.11.2014
Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit zhvillojnë analizë të zgjeruar mbi rezultatet konkrete të bashkëpunimit dhe përmirësimin e problematikave në terren. Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla dhe Ministri i Brendshëm, z. Saimir Tahiri: “Ekziton vullnet dhe kapacitete për të vijuar luftën e përbashkët kundër krimit dhe korrupsionit”.

Antikorrupsioni, 11 institucione diskutojnë në terma konkretë
21.11.2014
Me iniciativë të Prokurorit të Përgjithshëm dhe me mbështetjen e Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Financave, drejtuesit e institucioneve kryesore në luftën kundër korrupsionit, paraqitën mundësitë për përballimin e kësaj sfide kombëtare.
Artikuj: 549
Faqe 40 nga 55