Njoftime për Shtyp
Arkivë e njoftimeve për shtyp
2014
Arrest me burg për drejtuesit e komunës Rrashbull, për shpërdorim detyre
12.07.2014
Në bazë të hetimeve paraprake të kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, gjykata ka vendosur masë arresti me burg për 5 zyrtarë të komunës Rrashbull, Durrës, përfshirë kryetarin e komunës, drejtorin urbanistik dhe 3 anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit, ndërsa për 3 të tjerë masën “detyrim paraqitje”, të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre në dhënien e lejeve të ndërtimit në brezin e rërës në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Prokuroria e Përgjithshme: Vlerësojmë mbështetjen nga Kuvendi i Shqipërisë
03.07.2014
Prokuroria e Përgjithshme shpreh vlerësimin pozitiv për mbështetjen që Kuvendi i Shqipërisë shprehu për aktivitetin e institucionit, në seancën plenare të ditës së Enjte, dt. 03.07.2014.
Prokurori i Përgjithshëm, takime për antikorrupsionin dhe krimin ndërkombëtar në Azerbajxhan
02.07.2014
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla mori pjesë në “Konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Korrupsionit-standartet ndërkombëtare dhe eksperiencat kombëtare”, zhvilluar në Baku të Azerbaxhanit, të organizuar nga Këshilli i Europës, me pjesëmarrjen e Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Ministrave të Drejtësisë të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO).
Mbledhja e përgjithshme e prokurorëve, votohet për anëtarin e Këshillit të Prokurorisë
20.06.2014
Trupa e prokurorëve zgjedh një anëtar të Këshillit të Prokurorisë. Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, prezanton “Rregullat e sjelljes dhe etikës së Prokurorëve”, dokument i sapomiratuar, i cili normon sanksione disiplinore në rast se nuk respektohet nga stafi i prokurorisë.
Arrestime për trafik kokaine dhe heroine në Shqipëri e Kosovë
12.06.2014
Pas një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, u arrit të zbulohej një rrjet kriminal, i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Arrestohen 3 persona në Shqipëri dhe 3 në Kosovë
Fillon funksionimi i strukturës së anti-krimit kibernetik
10.06.2014
Fillon funksionimin për herë të parë në prokurorinë shqiptare Sektori i Hetimit të Krimit Kibernetik. Struktura të posaçme janë ngritur në 8 prokurori rrethi, përfshirë edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Përcaktohen 18 veprat penale që do të hetohen nga këto njësi të veçanta.
Prokuroria e Përgjithshme, takim rajonal me homologët e Rajonit për integrimin në BE
26.05.2014
Prokuroria e Përgjithshme Shqiptare, për herë të parë, zhvillon në Tiranë një takim me Prokurorët e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor, si edhe me praninë e disa prej personaliteteve më të njohur në fushën penale në Itali dhe Belgjikë për të diskutuar mbi Rolin e prokurorive të Ballkanit Perëndimor në integrimin në BE”.
Prokuroria dhe Policia, hetime që mund të ndryshojnë imazhin e vendit
16.05.2014
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla ,në fjalën e tij në takimin ndërmjet drejtuesve të Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe Drejtorëve të Policisë së Qarqeve, deklaron se janë në zhvillim disa hetime, të cilat nëse do të rezultojnë sipas parashikimeve, do të dëshmojnë për forcën reale goditëse të strukturave ligjzbatuese në Shqipëri
Forcimi i drejtësisë, në rrugë të mbarë. Por ka ende punë
10.05.2014
Në “Ditën Kombëtare të Drejtësisë”, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, theksoi në fjalën e tij, nevojën e të gjithë institucioneve ligjzbatuese të forcojnë rolin e tyre në dhënien e drejtësisë dhe të ndjekin interesin më të lartë qytetar
Autoritetet policore daneze, vlerësim pozitiv për Prokurorinë Shqiptare
24.04.2014
Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, diskuton me zyrtarë të lartë të Policisë së Mbretërisë së Danimarkës lidhur me bashkëpunimin ndërinstitucional në luftën kundër kriminalitetit ndërkombëtar.
Artikuj: 549
Faqe 44 nga 55